Hani i Elezit nderon dëshmorët e kombit në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Hani i ElezitPostuar: 11:49 / 05.03.2024
“5, 6 dhe 7 marsi i këtij viti shënon 26 vjetorin e rënies heroike të Adem Jasharit dhe pjesëtarëve të familjes së tij.
Epopeja e UÇK-së shënon lavdimin, nderin dhe krenarinë tonë, duke e lidhur me luftën e familjes Jashari dhe sakrificën e tyre për të jetësuar ëndrrën shekullore të lirisë.
Homazhe u bën tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Prekaz dhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë.
Familja Jashari nderohet me lavdi të pashuar, duke bërë gjakun e tyre themel për shtetin tonë.
Lavdi!” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Ballazhi.