Ka filluar asfaltimi i rrugës në fshatin Paldenicë në Komunën e Hanit të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 21:57 / 07.07.2023

Projekti "Ndërtimi i rrugës Ramukë - Kroi i fshatit Paldenicë" i planifikuar vitin e kaluar, tashmë ka filluar implementimin e tij, dhe vlera e tij arrin shumën totale 211,550.41 €.

Komuna e Hanit të Elezit është e orientuar që të ofrojë lehtësira për jetën e përditshme të qytetarëve, veçanërisht në zonat rurale ku qarkullimi është më i vështirë. – thuhet në njoftimin e kësaj komune.