Ka filluar kursi për bletari për gratë dhe vajzat e komunës së Hanit të Elezit
Si bashkëpunim ndërmjet Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Hanit të Elezit dhe organizatës Kosova Women for Women, sot filloi kursi për gratë dhe vajzat të cilat deshirojnë të vetëpunësohen në sektorin e bletarisë me qëllim të fuqizimit të tyre dhe krijimin e mundësisë për biznes në këtë fushë.
Gjatë këtyre ditëve, 20 gra dhe vajza do të trajnohen me punëtori, ligjërata dhe vizita në terren me qëllim të aftësimit të tyre profesional për këtë pjesë të rëndësishme dhe profitabile.
Ligjëruesi i këtij kursi, Zymer Bajraktari, njëkohësisht edhe njëri ndër bletarët më të njohur në Kosovë, do të shpërndajë nga përvoja e tij dhe studimet e kryera në këtë fushë, për ata që do të vijojnë mësimin, e që po vjen për herë të parë në komunën tonë!
Në fund të këtij kursi, 20 gra dhe vajza nga Hani i Elezit do të certifikohen dhe do të përfitojnë subvencionim nga kjo organizatë, me nga një familje blete dhe pajisje tjera përcjellëse për to!