Komuna e Hanit të Elezit ka mbajtur punëtori një ditore në bashkëpunim me OSBE-në
Në këtë punëtori kanë marr pjesë drejtorë nga Komuna e Hanit të Elezit, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të komiteteve konsultative si dhe këshillat lokal.
Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për pjesëmarrjen në këtë punëtori e në veçanti ka falënderuar Rezart Mehmetin dhe përfaqësuesit nga OSBE, të cilët kontribuojnë drejt fuqizimit të komiteteve konsultative dhe këshillave lokal duke vënë theksin në rritjen e pjesëmarrjes qytetare në debate/akte të komunës.
Më pas, Drejtoresha për Buxhet dhe Financa prezantoi procesin e buxhetit, proces ky mjaft i rëndësishëm që fillon nga muaji Maj deri në miratimin e Buxhetit në Kuvend Komunal, së fundi deri më 30 shtator.
Ajo gjithashtu e theksoi rëndësinë e inkorporimit të qytetarëve në debate buxhetore, duke u përfshirë në proceset e planifikimit, diskutime të ndryshme rreth kërkesave, nevojave si dhe prioriteteve të qytetarëve për t'i jetësuar të njëjtat gjatë vitit fiskal për të cilin bëhet planifikimi.