Komuna e Hanit të Elezit nënshkruan kontratat me përfituesit e projektit “Komunat për të rinjtë”
Ndër të tjera kryetari Ballazhi ka shkruar:
"Komuna për të rinjtë", projekt i cili ndan 11,782.24 € për rininë e Hanit të Elezit.
Këto projekte përfshijnë:
- "Pajisje për vrapim (trakë vrapimi), në shumë totale 3,300.00 €
- "Digjitalizimi i organizimit të garave”, në shumë totale 1,000.00 €
- "Furnizimi i kabinetit të gjeografisë me mjete didaktike dhe ambientale” , në shumë totale 2,000.00 €
- "IT pajisje për SH.M.L. Dardania", në shumë totale 2,100.00 €
- "Pajisje sportive për klubin e futbollit Sharri”, në shumë totale 2,000.00 €
- "IT pajisje për studentët e Hanit të Elezit”, në shumë totale 1,382.24 €
Projekti "Komuna për të rinjtë" është bashkëfinancim mes Komunës Hani i Elezit me participim prej 15% (1,767.34 €) të shumës totale dhe Qeverisë Japoneze me participim prej 85% (10,014.90 €) të shumës totale, i cili administrohet nga Banka Qendrore dhe implementohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në partneritet me CDF.”