Komuna e Hanit të Elezit nis aktivitetet me homazhe për nder të Festës së Pavarësisë së Kosovës
Hani i ElezitPostuar: 18:55 / 16.02.2024
Njoftimi i plotë:
Nisi dita me homazhe për nder të Festave të Pavarësisë së Kosovës!
Sot, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës, Mehmet Ballazhi, bashkë me Kryesuesin e Kuvendit Komunal Florim Shkreta, drejtorë/e, anëtarë të asamblesë, zyrtarë komunal dhe të tjerë u mbajtën homazhe tek Pllaka Përkujtimore Dëshmorët e Kombit dhe Viktimat Civile të Hanit të Elezit, e më pas edhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës.
Lavdia u takon të rënëve për liri, respekti çlirimtarëve!
Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!