Komuna e Hanit të Elezit për herë të dytë subvencionon Shoqatën e Pensionerëve në Han të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 17:14 / 28.08.2023

Në kuadër të këtij subvencionimi ka mundësuar rehabilitimin e 20 prej anëtarëve të kësaj Shoqate për 5 ditë në Banjën e Kllokotit.

Nën përkujdesjen e Kabinetit të Kryetarit, 20 pensionerët janë mirëpritur dhe janë akomoduar në Banjë të Kllokotit gjatë ditës së sotme dhe për 5 ditë me radhë do të marrin terapitë e nevojshme.

Komuna e Hanit të Elezit do të vazhdojë të përkrahë kategoritë me nevojat më prioritare.