Komuna e Hanit të Elezit pjesë e Panairit Ndërkombëtar për Turizëm dhe Sport
Përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, potencialet e komunës tonë janë prezantuar në ngjarjen më të madhe të sektorit të Turizmit në nivel Kosove, ku të pranishëm ishin shumë institucione lokale dhe qendrore, biznese të mëdha e shumë të tjerë.
-Parku Memorial, Bllaca 99
-Përmendorja e Lirisë, në Puset e Nikes
-Malet që e rrethojnë vendin
-Lugina e lumit Lepenc
-Restauranet më të mëdha në vend
-Zonat Arkeologjike të cilat presin të studiohen, janë disa nga pikat kryesore që shumë të huaj shprehën interes për të marrë informacione më të thella.
Drejtoria për Arsim dhe Sport siguroi që maturantët/et e shkollës tonë të njoftoheshin nga afër me universitete dhe akademi të ndryshme, me rëndësi për të ardhmen e tyre.
Sporti, si sektori me më shumë jehonë në Komunën tonë u prezantua nga Egzon Xhoni, sportisti më i mirë në fushën e mundjes. I riu nga Hani i Elezit siguroi fitore të mëdha dhe solli medalje të arta në vendin tonë të vogël.
Sara dhe Era, janë nxënëset tona, pjesëtare në grupin e volejbollisteve tona, të zellshme dhe talente që të ardhmen e tyre e kanë të shëndritur!
Talenti i të rinjëve tanë, bizneset që nxisin turizmin, si dhe relievi me shumëllojshmëri, duhet të promovohen ndërkombëtarisht dhe Komuna e Hanit të Elezit po e vijon me mjaft vullnet arritjen e këtij synimi.