Komuna e Hanit të Elezit siguron cisternë me ujë të pijshëm për qytetarët

Hani i ElezitPostuar: 12:58 / 15.08.2023

Njoftimi i plotë nga Komuna e Hanit të Elezit:

Të nderuar qytetarë të Hanit të Elezit,

Duke pasur parasysh punimet që po zhvillohen në fabrikën për përpunimin e ujit të pijshëm në fshatin Dimcë për fazën testuese, jemi të vetëdijshëm se kanë filluar reduktimet, dhe mungesa e ujit po shkakton probleme në përditshmërinë tuaj.

Për ta lehtësuar këtë barrë deri sa të përfundojnë punimet tek fabrika, pas kërkesës që kemi drejtuar tek Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, na është aprovuar prurja e një autocisterne me 20 mijë litra ujë të pijshëm.

Autocisterna gjendet para Shtëpisë së Kulturës "Imri Curri", nga e cila mund të furnizoheni me ujë të pijshëm.

Shpresojmë të hasim në mirëkuptimin tuaj!