Kryetari Ballazhi ka nënshkruar marrëveshjet me OJQ-të përfituese të subvencioneve
Pas thirrjes për aplikim për subvencionimin e OJQ-ve në fushën e kulturës, sportit, rinisë dhe të tjera, ku ishin paraparë gjithsej 25 mijë €, nga të cilat 4 mijë € për OJQ kulturore, 18 mijë € për OJQ sportive e rinore, si dhe 3 mijë € për OJQ të tjera, me ç'rast kanë aplikuar gjithsej 9 OJQ, ku pas shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacioneve nga komisioni vlerësues, kanë kaluar 8 aplikime (OJQ) me dokumentacion të rregullt sipas kritereve të përcaktuara.
Të paraqitura më poshtë janë OJQ-të përfituese dhe vlerat e përfituara sipas vlerësimit të nevojave dhe kërkesave të paraqitura në dokumentacione, si dhe sipas plan projekteve të ofruara nga OJQ-të:
•SUBVENCIONIMI PËR KULTURË
- SHKA "SHARRI" - 4,000 €
•SUBVENCIONIMI PËR RINI DHE SPORT
- Klubi Futbollistik "Sharri" 1973 - 10,000 €
- Klubi i Mundjes "DARDANIA" - 3,500 €
- Klubi i Mundjes "SHARRI" - 1,000 €
- Klubi i Volejbollit "SHARRI" - 1,500 €
- Klubi i Karatesë "SHARRI" Hani i Elezit - 1,000 €
- Këshilli i Veprimit Rinor Lokal Hani i Elezit - 1,000 €
•SUBVENCIONIMI PËR OJQ TJERA
- Shoqata e personave me aftësi të kufizuara Handikos Hani i Elezit - 1,000 €
Duke iu ofruar mbështetje për veprimtaritë e tyre edhe më tutje, të gjitha OJQ-ve përfituese iu dëshiroj suksese, si dhe iu bëj thirrje që të vazhdojnë të jenë korrekte në menaxhimin e mjeteve të subvencioneve, kurse OJQ-ve të tjera që nuk ishin përfituese, por edhe atyre që nuk kanë aplikuar, i inkurajoj që në vitin e ardhshëm të mos e humbasin mundësinë e aplikimit me projekte dhe plane që mund të jenë në dobi të OJQ-ve dhe komunitetit tonë në veçanti.
Urime dhe suksese!