Kryetari Ballazhi ka pritur në takim përfaqësues të KEDS-it

Hani i ElezitPostuar: 01:24 / 29.07.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Ballazhi:

Fshatrat janë ndoshta pjesa më e mirë e çdo vendi, por edhe më produktive, e përmes të cilave promovohen bukuritë natyrore.

Kriveniku është një nga fshatrat më me potencial për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, por edhe vend me histori heroike e pika turistike.

Andaj, pas kërkesave tona të vazhdueshme, sot mirëpritëm Avni Alidemaj dhe Korab Zymberi, përfaqësues të KEDS-it, ku diskutuam rreth shtrirjes së rrjetit të ri të tensionit të lartë dhe të ulët për disa nga fshatrat, ndërsa sot na u konfirmua se do të investohet në fshatin Krivenik në vlerë prej 55 mijë €.

Drejt zhvillimit!