Kryetari Ballazhi ka pritur në takim përfaqësuesit e OSBE-së

Hani i ElezitPostuar: 00:30 / 17.05.2023

Në këtë takim, u bisedua për marrëdhëniet dhe mundësinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes Komunës së Hanit të Elezit dhe OSBE-së.

Pas marrjes së detyrës së re, Totozani ka shprehur gatishmërinë për mbështetje për Komunën e Hanit të Elezit, e poashtu kryetari Ballazhi ka shprehur falënderimet për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe mbështetjen e madhe që OSBE i ka dhënë Komunës së Hanit të Elezit.