Kryetari Ballazhi mbajti takimin e parë me qytetarë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Ballazhi:
Mbajtëm takimin e parë me qytetarë për punët e realizuara dhe aktivitetet e ekipit qeverisës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023.
Në këtë takim, prezantova marrëveshjet e arritura dhe projektet e hartuara, e po ashtu drejtoret dhe drejtorët e drejtorive komunale paraqitën shkurtimisht punën e bërë gjatë gjashtëmujorit të parë për fushën që mbulojnë secili e secila.
Ky prezantim ishte në pika të përgjithshme, ndërkaq në fund mirëpritëm edhe pyetjet, sugjerimet, rekomandimet, lëvdatat, por edhe kritikat nga të pranishmit.
Vlen të theksohet se gjysma e dytë e vitit na pret me më shumë angazhime në fushën e investimeve kapitale për projekte që janë hartuar, por jemi të angazhuar në hartimin e projekteve tjera sipas kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.
Falënderim për të pranishmit në sallë që ndanë kohë për të dëgjuar raportin tonë gjashtëmujor dhe kontribuuan në këtë takim.
Bëj apel tek të gjithë ata që kanë sugjerime, rekomandime, ide të reja, projekte, që të jeni pjesë e takimeve, sepse vetëm kështu kontribuojmë që takimet të jenë efektive dhe me konstruktivitet, e bashkë me të, na ndihmoni edhe neve si qeverisje lokale që t'iu afrohemi sa më shumë kërkesave dhe nevojave tuaja, në mënyrë që t'i realizojmë ato.