Kryetari Ballazhi mban takimin e dytë publik me qytetarë
Hani i ElezitPostuar: 13:05 / 26.12.2023
Lidhur me këtë takim, kryetari Ballazhi ka shkruar:
“U mbajt debat publik lidhur me Planin e Punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2024 si dhe takimi i dytë me qytetarët për vitin 2023 mbi Raportin e Punës së gjashtëmujorit të dytë për vitin 2023, ku para të pranishmëve prezentuam objektivat për vitin e ardhshëm dhe paraqitëm punët e kryera gjatë vitit 2023, me ç'rast mirëpritëm sugjerimet, rekomandimet, komentet dhe kritikat nga të pranishmit.”