Kryetari Ballazhi mirëpret komandon e re të Kontigjentit Polak të KFOR-it në Kosovë

Hani i ElezitPostuar: 21:33 / 02.08.2023

Postimi i plotë i kryetarit Ballazhi:

Ndër miqtë më të mirë të Hanit të Elezit janë nga Kontigjenti Polak i KFOR-it🇵🇱, të cilët pavarësisht se kush e merr drejtimin e komandos, mbështetjen për Hanin e Elezit asnjëherë nuk e kanë zvogëluar, përkundrazi bashkëpunimi mes dy institucioneve tona veçse është rritur.

Sot, prita në takim komandon e re të KFOR-it Polak (Polish LMT KFOR), të cilët i urova për marrjen e mandatit të tyre në krye të Polish LMT KFOR, duke iu ofruar gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim, e me ç'rast i njoftova edhe për të arriturat, sfidat dhe kërkesat prioritare që ka Komuna e Hanit të Elezit dhe qytetarët e saj.