Kryetari Ballazhi morri pjesë në takimin e organizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës
Hani i ElezitPostuar: 20:58 / 23.05.2023
Në këtë takim, u diskutua për zhvillimet, planet dhe objektivat në fushën e kadastrit, pronës dhe infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në vend, si dhe u prezantuan disa nga projektet më të rëndësishme të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, duke përfshirë këtu projektet: kompletimi i sistemit te adresave, avancimi i sistemeve kadastrale, rindërtimi i informacioneve kadastrale, si dhe korrektimi i të dhënave për persona.
Në fund, nga Agjencia Kadastrale e Kosovës u zotuan se do të vazhdojnë konsolidimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, dhe të aktiviteteve të rëndësishme që njëherit shfaqin vizionin e AKK për reformim të kadastrit shtetëror.