Kryetari Ballazhi nënshkruan Anex-Marrëveshje me MAPL-në
Njoftimi i plotë i kryetarit Ballazhi:
Nënshkruam Anex-Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal dhe Komunës Hani i Elezit për projektin "Komuna për të Rinjtë".
Kjo Anex-Marrëveshje është ndryshimi dhe plotësimi i marrëveshjes bazë të datës 30.06.2021 për zbatimin e projektit "Komuna për të Rinjtë" (M4Y) në Kosovë, financuar me grante të Qeverisë së Japonisë në kuadër të Fondit Japonez për Zhvillim Social, ku është ndryshuar neni 7 pika 1.3 , e cila parasheh se MAPL do të financojë 85% të vlerës totale të nën-projektit të propozuar prej 37,500.00 , si dhe ndryshohet neni 7 pika 2.1 , e cila parasheh se Komuna Hani i Elezit siguron që ka financim të barabartë me të paktën 15% të nëngrantit komunal të propozuar prej 5,625.00 dollarë.
Bashkë për rininë!