Kryetari Ballazhi nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese
Njoftimi i plotë i kryetarit Ballazhi:
U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN KOSOVA).
Gjatë ditës së sotme nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN KOSOVA) të përfaqësuar nga Jeta Xharra, ku edhe mirëpritëm ekipin e tyre, si dhe përfaqësuesit nga DEMOS-i, Drilon Shala dhe të tjerët, të cilët po e mbështesin realizimin e projektit "Auditimi Social" si bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, e i zbatuar nga Helvetas Swiss Intercooperation-Kosova.
Me këtë dokument, Komuna e Hanit të Elezit dhe BIRN Kosova pajtohen që t'i hapin rrugë themelimit të "Ekipit të Auditimit Social", qëllim i së cilës është rritja e angazhimit të qytetarëve dhe të transparencës, si dhe llogaridhënies në nivel lokal në implementimin e projekteve infrastrukturore dhe mbikëqyrjes qytetare, dhe promovimit të hapësirës së dialogut publik, e që për Komunën e Hanit të Elezit është përzgjedhur projekti "Ndërtimi i parkut në rr.Isa Berisha".
Në këtë takim, iu shpreha gatishmërinë e Komunës së Hanit të Elezit për të plotësuar çdo kërkesë të Ekipit të Auditimit Social përgjatë gjithë implementimit të projektit, si dhe jemi të hapur të pranojmë dhe të t'i zbatojmë të gjitha rekomandimet që do të dalin në fund të projektit.
Pas nënshkrimit, shfrytëzuam kohën që shkurt të vizitonim "Parkun Isa Berisha", ku edhe kisha mundësinë që tua tregoj historikun e parkut dhe elementeve që përmban ai.
Bashkë për transparencë.
Bashkë për llogaridhënie.
Bashkë për projekte me standarde evropiane.