Kryetari Ballazhi nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me organizatën Humanity First Kosova
Hani i ElezitPostuar: 22:48 / 22.06.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Ballazhi:
Bashkëpunimi mes institucionit të Komunës Hani i Elezit dhe organizatave humanitare po vazhdon të jetë mjaft i mirë, e veçanërisht kur aksionet humane bëhen në prag të festave të Bajramit.
Sot, nënshkruam Memorandum Mirëkuptimi me organizatën Humanity First Kosova, e cila u përfaqësua nga Alban Zeqiraj, e të cilët shpeshherë kanë qenë krah familjeve në nevojë në Han të Elezit.
Nga ky Memorandum Mirëkuptimi do të përfitojnë pako me produkte mishi 60 familje me kushte të vështira financiare, e që sado pak sofra e Bajramit të këtyre familjeve të jetë me begati.