Kryetari Ballazhi pjesë e ceremonisë së ndërrimit të Komandës Rajonale - Perëndim (RC-W) të misionit të NATO-KFOR në Kosovë
Lidhur me këtë ngjarje, kryetari Ballazhi ka shkruar:
“Dorëzimi simbolik i flamurit të NATO-s ndërmjet kolonelit Gabriele Vacca (komandant në dalje) dhe kolonelit Francesco Ferrara (komandant në ardhje) shënoi ndryshimin e udhëheqjes së RC-W.
Në ceremoni morën pjesë autoritete të shumta civile dhe ushtarake, duke përfshirë komandantin e përbashkët operacional, gjenerallejtënant Francesco Paolo Figliuolo, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, të shoqëruar nga zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, ambasadori italian në Kosova, Shkëlqesia e Tij Antonello De Riu, përfaqësuesit e Organizatave Ndërkombëtare, Autoriteteve Fetare dhe institucioneve të komunave të Kosovës perëndimore.
KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizje.”