Kryetari Ballazhi priti në takim Komandantin e Ri të Komandës Rajonale Perëndim, Kolonelin Gabriele Vacca

Hani i ElezitPostuar: 15:36 / 14.09.2023

Postimi i plotë i kryetarit Ballazhi:

Në një takim mikpritës dhe me qëllim njoftues, mirëprita Komandantin e Ri të Komandës Rajonale Perëndim (RC - W HQ Camp Villagio Italia), Kolonelin Gabriele Vacca, si dhe pjesëtarë të Kontigjentit të KFOR-it Italian, Polak dhe Turk.

Kolonelin Vacca dhe të tjerët i njoftova me ecurinë e punëve në Han të Elezit, e në veçanti me bashkëpunimet e suksesshme që kemi realizuar mes Hanit të Elezit dhe Kontigjenteve të KFOR-it për disa projekte, kryesisht në fushën e shëndetësisë dhe të arsimit.

Kolonelit Vacca dhe stafit të tij i urova për marrjen e detyrës dhe shpreha falënderimet për misionin e tyre paqeruajtës në Kosovë dhe u dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit mes nesh.

Në fund, si shenjë mirënjohje i dhurova një simbol modest me elementet e Komunës tonë, të stampuar në të shprehjen e të madhes Nënë Tereza, "Paqja fillon me një buzëqeshje!"