Kryetari Ballazhi takoi këshilltare nga GIZ-i gjerman
Kryetari Ballazhi tha “Në këtë takim, znj.Limani dhe znj.Voca na njoftuan me projektin "Promovimi i ndërmarrësisë", ku po bëhet studim rreth prioretizmit gjeografik të investimeve për zonat e thella rurale, e që përmes kësaj analize synohet të identifikohen dhe përcaktohen disa zona gjeografike të cilat karakterizohen me kushte jo të favorshme, mirëpo që kanë potencial për zhvillim ekonomik, e që në të ardhmen ky studim mund të shfrytëzohet me orientim të drejtë të investimeve, në mënyrë që të arrihet një zhvillim i qëndrueshëm dhe i balancuar për zonat rurale.”
Në mesin e zonave të studimit, përfshihet edhe zona e Sharrit dhe vendbanimet e afërta, e që në këtë rast do të merret për studim edhe një pjesë e komunës tonë, saktësisht vendbanimet në Krivenik, Seçishtë, Rezhancë, Gorancë dhe Pustenik.