Kryetari Ballazhi uron festën e Kurban Bajramit

Hani i ElezitPostuar: 17:49 / 28.06.2023

Urimi i plotë i kryetarit Ballazhi:

Të nderuar qytetarë,

Kremtojmë sot festën e Kurban Bajramit, e cila bartë mesazhin kryesor mbi sakrificën si një nga aktet më sublime të njeriut.

Sakrifica është lloj gërshetimi i solidaritetit, dashurisë, mirëkuptimit, harmonisë dhe vullnetit të mirë, e duke shpresuar që këto ndjenja të mbizotërojnë në ndërlidhjet mes njerëzve, ju uroj Gëzuar Festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve e besimtareve muslimane kudo qe gjenden!

Urime dhe shëndet!