Kryetari Ballazhi uron qytetarët për Festën e Fitër Bajramit

Hani i ElezitPostuar: 00:00 / 21.04.2023

Urimi i plotë nga Kryetari Ballazhi:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Hanit të Elezit,

Pas Muajit të Shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës shpirtërore, duke iu bashkuar vullnetshëm procesit të agjërimit, uroj që sakrificat dhe lutjet tuaja të jenë të pranuara tek Zoti Fuqiplotë.

Me shpresën se Muaji i Shenjtë i Ramazanit që iku të na ketë sjellë më shumë dashuri, mirëkuptim dhe marrëveshje mes njeri-tjetrit, ju uroj Gëzuar Festën e Fitër Bajramit!

Dashuri, mirësi dhe ditë më të lumtura sjelltë për të gjithë ne!