Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit ka mbajtur mbledhjen e radhës
Kuvendi për rend të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Raporti financiar për periudhën Janar-Mars 2023.
3.Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Hanit të Elezit.
4.Kërkesa e znj.Hanushe Dernjani (Hafiz) për ndërrim destinimi të pronës.
5.Informatë për ndarjen e bursave.
6.Raporti financiar për periudhën Janar-Mars 2023 të N.P.L “Pastrimi” sh.a.
7.Të ndryshme.
Me propozim të ekzekutivit, kuvendi e plotësoi rendin e ditës edhe me dy pika:
-Raporti i vlerësimit të komisionit komunal për dëmet e shkaktuara në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.
-Propozim vendim për ndarjen e mjeteve financiare për “ Ditët e kulturës dhe festivalin folklorik mbarëkombëtar Hani i Elezit” 2023 në Komunën e Hanit të Elezit.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi kryesuesi i kuvendit, Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishte prezent nënkryetari i komunës, Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të komunës.