Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mban mbledhjen e rregullt
Kuvendi për rend të punës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Draft strategjia për informim, komunikim dhe pjesëmarrje qytetare 2023-2026 në Komunën e Hanit të Elezit.
3.Draft plani i veprimit për transparencë 2023-2026 në Komunën e Hanit të Elezit.
4.Plotësim ndryshimi i Statutit të Komunës.
5.Rishqyrtim i vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm të parcelave.
6.Plotësim-ndryshimi i vendimit 01/Nr.1116/2023, kërkesë për bartjen e të hyrave vetanake të pashpenzuara nga viti 2022 në vitin 2023.
7.Informatë mbi mbrojtjen e mjedisit
8.Të ndryshme.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit, Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishte prezent Nënkryetari i Komunës Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të komunës.