Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2023
Kuvendi për rend të punës shqyrtoi:
1.Miratimi i proceverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Raporti financiar për periudhën Janar-Qershor 2023
3. Plotësim-ndryshim i vendimit me numër 01/Nr. 5011/2023 për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga viti 2020, 2021 dhe 2022 ne vitin 2023.
4. Raporti financiar për periudhën Janar - Qershor 2023 i N.P.L "Pastrimi" sh.a.
5. Njoftim për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për gjashtëmujorin e vitit 2023.
6. Informatë për sektorin e emergjencave.
7. Të ndryshme.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Florim Shkreta, ndërsa nga ekzekutivi ishin prezent Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi si dhe drejtorët e drejtorive të Komunës së Hanit të Elezit.