Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit me vota unanime vendos për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023
Kuvendi për rend të punës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Raporti mbi vlerësimin e përgjithshëm për pronat komerciale.
3.Draft plani i veprimit për parandalimin e dhunës në familje 2024-2026
4.Draft plani i punës së ekipës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve 2024-2026
5.Informatë mbi gjendjen në shëndetësi.
6.Të ndryshme.
Me propozim të ekzekutivit, Kuvendi i Komunës e plotësoi rendin e punës edhe me :
-Propozim vendimi për hartimin e planit lokal të veprimit për cilësinë e ajrit
-Propozim vendimi për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023.
Këshilltarët e Kuvendit të Komunës me vota unanime vendosën për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 për të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Hanit të Elezit.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunës së Hanit të Elezit.