Mbahet Debati Publik - Plotësim ndryshimi i Statutit të Komunës së Hanit të Elezit
Hani i ElezitPostuar: 19:03 / 25.04.2023
Ky debat është i përcaktuar në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, neni 68 për Informimin publik dhe konsultimin, Udhëzimi Administrativ (MAPL) Nr.06/18 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna neni 7, Statutin e Komunës së Hanit të Elezit neni 79,80.
Në këtë debat publik u prezantua Draft Statuti i Komunës me ndryshimet përkatëse nga drejtori i DAKRS-së, Hisni Luri dhe drejtoresha e DZHE, Majlinda Kaloshi, ku më pas u hap debati për propozime të reja apo sugjerime nga pjesëmarrësit.
Në këtë debat është mbajtur procesverbal dhe do të publikohet procesverbali dhe raporti me rekomandimet e pjesëmarrësve gjatë plotësim ndryshimit të Statutit të Komunës së Hanit të Elezit.