Mbahet mbledhja e dymbëdhjetë e Kuvendit Komunal të Hanit të Elezit
Kuvendi për rend të punës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Plani i punës së ekzekutivit të komunës së Hani të Elezit për vitin 2024;
3.Plani i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2024;
4.Plani i punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2024;
5.Draft plani lokal i veprimit për Barazi Gjinore 2024-2026;
6.Hartimi i Startegjisë për Zhvillim Ekonomik 2023-2027;
7.Informatë për ndarjen e subvencioneve në bujqësi;
8.Raporti i Planit të Integritetit për vitin 2023;
9.Të ndryshme
Me propozim të ekzekutivit, Kuvendi i Komunës e plotësoi rendin e punës edhe me :
-Propozim vendimi i plotësimit të ndryshimit të vendimit me nr.469/2012, konkretisht për shpenzimet e varrimit.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunës së Hanit të Elezit.