Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Hanit të Elezit
Hani i ElezitPostuar: 15:15 / 20.02.2024
Komiteti për rend të ditës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Raporti i punës së kryetarit të komunës për vitin 2023.
3. Raporti i punës së kuvendit të komunës për vitin 2023.
4. Propozim vendim për shpalljen me interes të përgjithshëm të gjashtë parcelave kadastrale.
5. Raporti financiar për vitin 2023 i N.P.L “Pastrimi” sh.a.
6. Informatë mbi procesin e trajtimit të ndërtimeve pa leje dhe legalizimin e tyre.
7. Të ndryshme.
Me punën e komitetit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Florim Shkreta, ndërsa nga ekzekutivi ishin prezent Nënkryetari i Komunës Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive të Komunës së Hanit të Elezit.