Mbahet mbledhja e parë e rregullt për këtë vit e Kuvendit Komunal të Hanit të Elezit
Këshilltarë e Kuvendit të Komunës për rend të punës shqyrtuan:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Raporti financiar për vitin 2023.
3. Propozim vendimi për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2023-2024.
4. Plani i punës së Këshillave të Fshatrave për vitin 2024.
5. Kërkesë për shfuqizimin e Planit të Integritetit me numër protokolli 01/6387/2022.
6. Kodit i Etikës dhe Mirësjelljes – Komuna Hani i Elezit.
7. Diskutim rreth raportit të auditorit social.
8. Informatë mbi veprimtarit e subjekteve afariste për vitin 2023.
9. Të ndryshme.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Florim Shkreta, ndërsa nga ekzekutivi ishin prezent Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi si dhe drejtorët e drejtorive të Komunës së Hanit të Elezit.