Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Hanit të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 18:11 / 31.01.2024

Këshilli për rend të ditës shqyrtoi:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Informatë për gjendjen  e përgjithshme të sigurisë në komunë
3.Të ndryshme

Me takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi nënkryetari i komunës Sevdi Dernjani.

Lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës.
Toger Nuhi Dema, Komandant i Stacionit Policor në Han të Elezit në raportin e tij, gjendjen e përgjithshme të sigurisë e vlerësoi si të qetë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rëndë të rendit dhe qetësisë publike.
Sipas tij, gjatë periudhës raportuese janë regjistruar gjithsej 14 raste prej të cilave 5 gjatë muajit Dhjetor 2023 si dhe 9 raste gjatë muajit Janar 2024 dhe të cilat do të trajtohen me procedura të rregullta.

Edhe nga  Policia e Vijës së Gjelbër, Toger Lulzim Deda raportoi për gjendje të mirë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rregullave kufitare.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe të raportimit janë regjistruar 3 raste të cenimit të rregullave të vijës kufitare

Anëtarët e KKSB-së shqyrtuan  edhe çështje tjera me interes për ngritjen e sigurisë së përgjithshme në komunë.

Në këtë vazhdë për nënkryetarin e Komunës Sevdi Dernjani ishte shqetësuese dukuria e dëmtimit të pronës komunale, u theksuan dëmtimet në hapësirë e parkut të qytetit “Isa Berisha”, parkut “Ekzodit 99” por edhe në investimet tjera të realizuara.
Ai me këtë rast kërkoi nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës që në këto zona  të patrollohet më shpesh si dhe të bëhet identifikimi i kryesve të këtyre dëmtimeve.