Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Siguri në Bashkësi në Komunën e Hanit të Elezit
Kjo mbledhje është zhvilluar me gjithsej tri pika:
1) Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2) Siguria në nivel komunal
3) Të ndryshme.
Mbledhjen e kryesoi Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi.
Në këtë takim u diskutua për çështjet e sigurisë në komunë.
Sipas zyrtarëve nga Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe nuk janë raportuar raste të cenimit të rëndë të rendit dhe qetësisë publike.
Toger Nuhi Dema, komandant i stacionit Policor në Han të Elezit tha se në muajt Qershor dhe Korrik janë raportuar 12 raste që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë 20 raste më pak.
Edhe nga Policia Kufitare nuk raportohet për ndonjë rast të veçantë të cenimit të rregullave kufitare.
Sipas Lulzim Deda në këtë periudhe është raportuar vetëm një rast i tentim kalimit ilegal të kufirit.
Në takim u trajtuan edhe çështje tjera me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunë.