Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Hanit të Elezit
Hani i ElezitPostuar: 13:56 / 18.05.2023
Komiteti për rend të punës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Draft strategjia për informim, komunikim dhe pjesëmarrje qytetare 2023-2026 të Komunës së Hanit të Elezit;
3.Draft plani i veprimit për transparencë 2023-2026 i Komunës së Hanit të Elezit;
4.Informatë mbi mbrojtjen e mjedisit;
5.Të ndryshme.
Me punën e KPF-së udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të komunës, Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës, Mehmet Ballazhi si dhe drejtorët e drejtorive të Komunës së Hanit të Elezit.