Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Hanit të Elezit
Hani i ElezitPostuar: 15:21 / 22.08.2023
KPF-ja për rendë të ditës shqyrtoi këto pika:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Raporti i punës së Kryetarit të Komunës për periudhën Janar - Qershor 2023.
3. Rregullore për taksa komunale për vitin 2024
4. Kërkesë për shqyrtimin e aktit për vendimin me numër 01/5269/2023
5. Informatë mbi suksesin e arritur të nxënësve në SHFMU dhe SHML në fund të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2022-2023.
6. Informatë për korrje shirjet.
7. Të ndryshme.
Me punën e KPF-së udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Florim Shkreta ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Nënkryetari i Komunës Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunës së Hanit të Elezit.