Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Hanit të Elezit
Komiteti për rend të punës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Raporti financiar për periudhën Janar-Shtator 2023.
3.Plani i Biznesit të N.P.L. “Pastrimi” sh.a. për vitin 2024.
4.Draft plani i veprimit për parandalimin e dhunës në familje 2024-2026.
5.Draft plani i punës së ekipës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve 2024-2026
6.Propozim vendimi për lirimin nga taksat administrative për legalizimin e ndërtimeve pa leje për kategoritë e dalura nga lufta.
7.Raporti periodik lidhur me progresin e zbatimit të rekomandimeve të auditorit.
8.Raporti financiar për periudhën Janar-Shtator 2023 të N.P.L. “Pastrimi” sh.a.
9.Të ndryshme.
Me punën e KPF-së udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Nënkryetari i Komunës Sevdi Dernjani dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunës së Hanit të Elezit.