Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Hanit të Elezit
Hani i ElezitPostuar: 14:59 / 20.11.2023
Komiteti për rend të punës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Raporti mbi vlerësimin e përgjithshëm për pronat komerciale.
3.Informatë mbi gjendjen në shëndetësi.
4.Të ndryshme.
Me punën e KPF-së udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Nënkryetari i Komunës Sevdi Dernjani dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunës së Hanit të Elezit.