Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Hanit të Elezit
Kuvendi për rend të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Raporti financiar për periudhën Janar-Shtator 2023.
3.Plani i Biznesit të N.P.L. “Pastrimi” sh.a. për vitin 2024.
4.Draft plani i veprimit për parandalimin e dhunës në familje 2024-2026.
5.Draft plani i punës së ekipës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve 2024-2026.
6.Propozim vendimi për lirimin nga taksat administrative për legalizimin e ndërtimeve pa leje për kategoritë e dalura nga lufta.
7.Raporti periodik lidhur me progresin e zbatimit të rekomandimeve të auditorit.
8.Raporti financiar për periudhën Janar-Shtator 2023 të N.P.L. “Pastrimi” sh.a.
9.Hartimi i strategjisë për zhvillim ekonomik 2023-2027 .
10.Të ndryshme.
Me punën e kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit prezent ishin Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi dhe drejtorët e drejtorive të komunës.