Mbahet punëtoria finale për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik 2023-2027 në Komunën e Hanit të Elezit
Hani i ElezitPostuar: 21:09 / 13.09.2023
Strategjia synon që për një kohë të caktuar të arrijë të përmbushë objektivat e listuara me qëllim të arritjes së një zhvillimi të qëndrueshëm e të balancuar, dokument i një rëndësie të veçantë për planet dhe synimet e komunës. Pas procedurave të rregullta administrative, duke përfshirë shqyrtimin publik edhe miratimin në Kuvendin Komunal, Strategjia do të bëhet publike në web faqen zyrtare.