Mbahet punëtoria një ditore për hartimin e Planit të Transparencës 2023-2026 për Komunën e Hanit të Elezit
Në këtë punëtori kanë marrë pjesë, nënkryetari i Komunës, Sevdi Dernjani, shefja e kabinetit, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të Grupit Punues për hartimin e Planit të Transparencës dhe përfaqësues të OSBE-së.
Nënkryetari Dernjani, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e hartimit të këtij dokumenti e në veçanti ka falënderuar Rezart Mehmetin dhe përfaqësuesit nga OSBE, të cilët me përkushtim po i kontribuojnë këtij dokumenti me rëndësi për performancën komunale.
Plani i Veprimit për Transparencë synon të kontribuojë në ndërtimin e një administrate komunale llogaridhënëse dhe transparente, të hapur për qytetarë dhe shoqërinë civile në të gjitha proceset vendimmarrëse.
Ky dokument do t’i nënshtrohet procedurave ligjore në miratimin e Planit të Transparencës 2023-2026 në Kuvendin e Komunës.