Miratohet buxheti i Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2024

Hani i ElezitPostuar: 07:10 / 29.09.2023

Postimi i plotë i kryetarit Ballazhi:

U MIRATUA BUXHETI KOMUNAL PËR VITIN 2024

Sot në mbledhjen e nëntë të rregullt të Kuvendit Komunal, me shumicë votash u miratua buxheti për vitin fiskal 2024 në shumë prej 3,349,278.00 €, i cili përfshinë:
    - urbanizmin
    -  arsimin e kulturën
    -  shëndetësinë
    - zhvillimin ekonomik dhe turizmin
    - shërbimet publike
    - shërbimet komunale ndaj qytetarëve
    - rininë dhe sportin
    - bujqësinë e zhvillimin rural

Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm nuk përjashton asnjë lokalitet të komunës tonë, është gjithpërfshirës në hapësirë e në kohë, si dhe i bazuar konkretisht në nevojat dhe kërkesat  e qytetareve/ëve, brenda kufijve buxhetorë të komunës tonë.

Falënderoj asamblenë komunale të cilët me shumicë votash bënë miratimin e buxhetit, duke e vlerësuar si të hartuar në mënyrë të drejtë.

Bashkë për jetësimin e projekteve për të mirën e qytetarëve që i kanë besuar programit tim qeverisës.

Na priftë e mbara!