Nënshkruhet marrëveshja për fondin më të madh të përfituar ndonjëherë nga Komuna e Hanit të Elezit nga donacionet e huaja
Njoftimi i plotë i kryetarit Ballazhi:
“A Smart System for Early Floods Detection and Waste Monitoring in the Lepenci River Basin” (Një sistem inteligjent për zbulimin e hershëm të përmbytjeve dhe monitorimin e mbetjeve në pellgun e lumit Lepenc) është titulli i projektit ku vlera e tij arrin shumën prej 728,446.00 €, ku nga ky total rreth 620,000.00 € do të financohet nga Bashkimi Evropian.
Sistemi Smart (inteligjent) është i rrallë në implementimin e tij në Kosovë e që na dërgon një hap përpara zhvillimit në vend me ide inovative dhe të reja për komunitetin tonë.
Projekti do të përfshijë:
-monitorimin e ndotjes në lumin Lepenc e do të na japë të dhëna në kohë-reale rreth kualitetit, nivelit të ujit dhe përdorimin e tij;
-monitorimin dhe menaxhimi i grumbullimit dhe transportimit te mbetjeve se bashku me asgjësimin e tyre;
-integrimi i funksioneve të ndryshme për menaxhimin e ujit, në një platformë të vetme, ku ndër tjerash do të mundësohet transporti i mbeturinave në zona të caktuara e do të pastrohet terreni.
Ky projekt do të realizohet në kuadër të bashkëpunimeve ndërkomunale dhe ndërinstitucionale në mes Komuna Hani i Elezit, Institutit Internacional për Zhvillim dhe Kërkim “dr. Jugoslav Achkoski” në Shkup, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor & Infrastrukturës dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim - Shkup dhe do të financohet nga Bashkimi Evropian.