Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe AMJ Kosova
Hani i ElezitPostuar: 18:34 / 18.01.2024
Njoftimi i plotë i kryetarit Ballazhi:
“Nënshkruam memorandum bashkëpunimi mes Komunës Hani i Elezit dhe Ahmadiyya Muslim Jamaat Kosova AMJ Kosova - Xhemati Musliman Ahmedia i Kosovës, me përfaqësues Alban Zeqiraj, me ç'rast do t'iu mundësohet furnizimi me 30 pako ushqimore për 10 familje me asistencë sociale të cilët jetojnë në kushte të vështira, e të cilët do të përfitojnë nga një pako me shumë 70€ për muajin janar, shkurt dhe mars 2024.
U jemi thellësisht mirënjohës AMJ Kosova për bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur deri tani dhe që asnjëherë nuk i harrojnë familjet në nevojë nga Hani i Elezit gjatë aktiviteteve të tyre bamirëse.”