Njoftim për ndërprerje të qarkullimit në segmentin hekurudhor Hani i Elezit - Seçishtë, Krivenik, Gorancë dhe Pustenik

Hani i ElezitPostuar: 11:35 / 25.08.2023

Njoftohen të gjithë qytetarët e Hanit të Elezit, posaçërisht shfrytëzuesit e rrugës të cilët vendkalojnë segmentin hekurudhor te rruga 11 Qeshori që lidh Hanin e Elezit me fshatrat Seçishtë, Krivenik, Gorancë, Pustenik, se të hënën me datë: 28.08.2023, ditë e hënë, do të ndërprehet qarkullimi në rrugën e vendkalimit hekurudhor për punime tek vendkalimi i lartëpërmendur.

Rruga do të devijohet nga vendkalimi hekurudhor drejt fushës së sportit dhe në rrugën UÇK Seçishtë dhe anasjelltas.

Ky devijim i rrugës vlen nga ora 07:00-17:00 me datë 28.08.2023!