Organizohet pa pagesë Kursi i Bletarisë për gratë dhe vajzat e Komunës së Hanit të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 19:18 / 05.05.2023

Kursi përmban gjithsejë 15 module nga një orë e gjysmë (1.5ore) dhe do të organizohet në Han të Elezit, për herë të parë.

Këto trajnime ofrohen në kuadër të projektit “Mundësitë e Përmirësuara të Vetëpunësimit dhe Punësimit – Faza II” që financohet nga ADA- Agjencia Austriake për Zhvillim me qëllim që të iu ofrohet grave mundësia që të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të gjejnë punësim apo të vetëpunësohen dhe në këtë mënyrë të pozicionohen më mirë në tregun e punës dhe ekonomi.

Të gjitha të interesuarat të paraqiten gjatë ditëve të punës e hënë - e premte nga ora 09:00 deri në orën 15:30 në numrin e telefonit: 045 102 879; ose të dërgojnë mesazh në faqen e organizatës (Kosova Women for Women) në facebook deri më 16 maj 2023.

Vini re: Vendet janë të limituara dhe përparësi në përzgjedhje do të iu jepet nënave vetëushqyese, grave të papunësuara dhe atyre me gjendje jo të mirë ekonomike.