Përfundon rregullimi i krojeve publike në fshatin Dimcë të Komunës së Hanit të Elezit
Postimi i plotë i kryetarit Ballazhi:
Kroi i fshatit Dimcë, mision i kryer.
Kanë përfunduar me sukses punimet për projektin "Rregullimi i krojeve publike në fshatin Dimcë" me vlerë totale prej 4,979 €.
Në kuadër të këtij projekti, janë kryer punimet si më poshtë:
1.Gërmimi i gjerë i dheut, nivelizim i terrenit, hapja dhe mbyllja e kanalit për shtrirjen e gypit të shkarkimit të tepricës së ujit nga kroi;
2.Furnizimi, shtrimi dhe ngjeshja e zhavorit;
3.Furnizim me material dhe punimi i rezervuarit akumulues të ujit nga betoni i armuar, si dhe punimi i korites së çeshmes;
4.Furnizimi me material dhe punimi i mureve me gurë natyral me lartësi deri në 2.5 m;
5.Furnizimi dhe montimi i gypit të brinjëzuar.
Kroi i Dimcës, përpos si burim i ujit të pijshëm në çdo stinë të vitit, ai tashmë ka një ambient të pastër, të sigurt dhe pamje rekreative.