Përmbyllet aktiviteti për bletari dedikuar grave dhe vajzave të Hanit të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 15:38 / 07.07.2023

Kursi për bletari i mundësuar nga organizata Kosova Women for Women, tek e cila drejtoria ka gjetur mbështetje dhe bashkëpunim të sinqertë, ka përfunduar sot aktivitetin e saj duke ndihmuar pjesëmarrëset e tij me subvencionim të mjeteve sipas kërkesave që kishin:

1.Bletë;
2.Shtëpiza (Kutiza);
3.Mekanizma ndihmës për nxjerrje të mjaltës;
 4.Apo mjete të tjera të punës.

Qëllimi i këtij trajnimi 15 ditor, tek e cila gjetën mbështetje rreth 20 gra dhe vajza nga Hani i Elezit, u realizua me qëllim të fuqizimit të tyre në sektorin e ekonomisë.