Shënohet 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermierisë edhe në Han të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 13:57 / 12.05.2023

Edhe në këtë ditë kushtuar atyre, infermierët e QKMF - Hani i Elezit janë në shërbim të qytetarëve të Hanit të Elezit, duke ofruar shërbime shëndetësore falas, si: matja e sheqerit në gjak, matja e shtypjes së gjakut, matja e peshës trupore, si dhe sipas rezultateve po japin edhe rekomandime për të gjithë ata që po kërkojnë shërbimet e lartëpërmendura.

Aktiviteti nga QKMF është realizuar para objektit të Komunës, me ç'rast është bërë edhe shpërndarja e broshurave të ndryshme edukativo-shëndetësore, e që ky aktivitet ka zgjatur deri në orën 14:00.