Po vazhdojnë punimet në projektin "Rregullimi i parkut Ekzodi - Bllaca 99"

Hani i ElezitPostuar: 18:56 / 20.10.2023

Kryetari Ballazhi në këtë postim ka shkruar: “Ky projekt pas procedurës së tenderimit ka vlerën totale 54,411.50 € dhe është bashkëfinancim i Komunës Hani i Elezit dhe Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.

Projekti parasheh:
           - hapësira gjelbëruese
           - rregullimi i sheshit pranë kompleksit
           - parking
           - shtigje/trotuare
           - ndriçim

Realizimi i këtij projekti do të shtojë një pikë më shumë në hartën turistike të qytetit të Hanit të Elezit dhe do të vazhdojë ta mbajë gjallë vlerën historike të tij.”